Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë nderime sot pranë varrit të Sabit Veseli, një prej veprimtarëve të hershëm për liri e pavarësi dhe ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Veseli. Sabiti është djali i axhës së Kadri Veselit.
“Sa herë vjen 6 gushti, bashkë me shokët e bashkëluftëtarët tanë ngjitem në kodrën e varreve mbi Broboniq, për të të nderuar ty vëlla Sabit. Na bashkonte gjaku, por më shumë ëndrra për liri, të cilës t’i ia kushtove gjithë jetën. Do të të kujtojmë e nderojmë gjithmonë, ashtu siç t’i gjithë jetën, me veprën tënde, e nderove Kosovën”, ka shkruar ai në një postim në Facebook