Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e 30 vjetorit të rënies se heroit Fadil Vata ka bërë homazhe te shtatorja e tij.
Veseli shkroi se vepra, guximi dhe qëndresa e tij në ballafaqimin me armikun ka qenë dhe do të mbetet burim frymëzimi për gjithë ne.
I pari i PDK-së, theksoi se ditët e lirisë dhe pavarësisë që po i gëzojmë sot janë fryt i sakrificës së Fadilit e shumë të tjerëve ndaj të cilët do të mbetemi përherë borxhlinj e mirënjohës.
Postimi i plotë i Veselit në Facebook:
30 vjet më parë u nda prej nesh heroi Fadil Vata, njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të flaktë të lëvizjes kombëtare. Me këtë rast bëra homazhe dhe vendosa një tufë me lule tek shtatorja e këtij protagonisti të përpjekjeve shqiptare për liri e pavarësi në trojet e veta. E mbaj mend mirë si sot rolin e tij në organizimin e protestave të fundit të viteve 80-të si dhe momentin kur doli ilegal.
Vepra, guximi, qëndresa e tij në ballafaqimin me armikun ka qenë dhe mbetet burim frymëzimi për ne. Pa idelistë si Fadil Vata, Kosova kurrë nuk do të mund ta sfidonte pushtuesin shekullor e ta largonte që këtej. Ditët e lirisë dhe pavarësisë që gëzojmë sot janë fryt i sakrificës së Fadilit e shumë të tjerëve ndaj të cilët do të mbetemi përherë borxhlinj e mirënjohës.