Veseli: Kushdo që i prin dialogut, duhet ta mbrojë Kosovën

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kushdo që i prin dialogut me Serbinë, duhet ta mbrojë Kosovën e ta respektojë Kushtetutën e vendit.

Veseli tha se nuk ka aktvendim të Gjykatës Kushtetutese për këtë çështje, për të përcaktur se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

“Ne i kemi dhënë hapësirë edhe opozitës sa ishim në qeverisje. Kushdo që është udhëheqësi duhet të mos e dëmtoj territorin e Kosovës”, u shpreh Veseli në Tv Dukagjin.

I pari i PDK-së, thotë se partia e tij vazhdon të jetë kundër korrigjimit të kufijve. “Ne kemi dokument të shkruar që ia kemi dorëzuar të gjitha subjekteve politike”.

“Ballafaqimi me Serbinë nuk duhet të jetë luftë e brendshme, por të jetë serioz”, përfundoi ai.

Të ngjashme