Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga Dhomat e Specializuara në Hagë do të bisedojë me fëmijët e tij.
Kështu ka bërë të ditur avokati i Veselit, Ben Emmerson.
“Z. Veseli duhet të largohet nga konferenca për ecurinë e çështjes sepse ka një telefonatë të organizuar me fëmijët e tij”, është shprehur Emmerson.
Ndërkohë po vazhdon seanca gjyqësore mbi ecurinë e cështjes për Thaçin dhe të tjerët.
Mbi ta rëndojnë akuzat për krime kundër njerëzimit që përfshijnë përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave, ndërsa janë edhe katër akuza për krime lufte që përfishjnë arrestim dhe ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.