Veseli-LDK-së e VV-së: Ta mbrojmë territorin, s’ka asociacion me kompetenca ekzekutive

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 12:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, si nikoqir, e ka vlerësuar të rëndësishëm takimin e sotëm, ku u diskutua për harmonizimin e qëndrimeve për rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Edhe pse në takim kanë marrë pjesë vetëm Partia Socialdemokrate dhe Alternativa, e nuk ishin Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Veseli shprehet i bindur se do të arrihet konsensus për dialogun, por që kufijtë nuk do të diskutohen.

“Sot kemi pasur një tryezë. Jam i lumtur të konstatoj se disa kolege nga PSD-ja dhe Alternativa kanë qenë prezent. Kemi pasur një takim shumë konstruktiv. Sot kemi qenë bashkërisht. Kosova duhet me një zë duhet të ketë me një qëndrim për platformën e dialogut Kosovë-Serbi”.

“Rezoluta të cilën e kemi propozuar përfshinë gjithçka që pozita dhe opozita e kanë folur. Rezoluta e propozuar nga partnerët e koalicionit është e hapur dhe nëse ka nevojë të futen gjëra të cilat mund të jenë interes, mund të forcojnë qëndrimin ton në ballafaqim me Serbinë”.

“Unë kam një mesazh për koleget e partive opozitare që nuk janë duke marr pjesë. Nuk mund të jetë proceset e saja historike fushëbetejë për lidership apo për pushtet më e rëndësishme është territori, me e rëndësime është sovraniteti, ma e rëndësishme është e ardhmja jonë e përbashkët se çdo kolltuk që mund ta kem sot”.

“Është gabim historik nëse i japim mundësi që mos arritjen me konsensusit tonë t’i japim mundësinë Serbisë që të flas në emrin tonë. Ne do të jemi bashkë është i pashmangshëm ky konsensus nacional. Në mënyrë që në fund të dialogut Kosova të dal e pavarur, sovrane e pa cenuar në çdo centimetër të territorit të saj dhe integritetit të vet, pa pretendime territoriale ndaj asnjë shteti, pa precedent të krijuar kudo në botë në ndonjë konflikt apo në ndonjë kufi të hapur të tyre”.

Veseli shtoi se në këtë takim janë pajtuar që të gjithë që Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të mos i jepen kompetenca ekzekutive.

“Takimi ka qenë shumë korrekt, shumë parimor. Është mirë që të ketë konsensus. Në duhet të kemi një qëndrim të qartë me Serbinë, shtet të pavarur, sovran, shtet të unifikuar, jo asociacion me kompetenca ekzekutive, kjo ka qenë qëndrimi ynë i përbashkët”.

“Por është kërkuar që të kemi ende përpjekje që të arrihet konsensus, është pjesë që nuk ka ndan as neve si partner të koalicionit as të opozitës. Takimi ka qenë shumë konstrukti, edhe një herë duhet të falënderoj përfaqësuesit e PSD-së dhe Alternativës”.

Kur u pyet nëse takime të tilla po i shërbejnë vetëm presidentit Hashim Thaci, ai tha se dialogu është çështje që nuk i përket asnjë individ e as një partie por është proces që u takon të gjithë.

Duke thirrur në konsensus ai ka bërë të qartë se të gjitha këto mospajtime mund të ndikojnë në shumë procese në vend, duke përfshirë edhe liberalizmin e vizave, raporton EO.

“Situata është ballafaqimi me Serbinë, është e ardhmja e këtij shteti nuk ka të bëjë me i shërbyer asnjë partie politike asnjë individi të caktuar. Në LDK besoj se ka zëra të cilët janë të arsyeshëm edhe e mendojnë këtë, nuk është mirë me i dhënë mundësi Serbisë, Vuçiqit të krijojë primat të krijoj favore nga mungesa e gaditshmërisë  së Kosovës për konsensus. Në të kundërtën dikush mund të mendoj se mund të përfitojë”.

“Sot nuk është momenti të flasim për kolltuk, është ma mirë me mend me ide kreative, e kemi liberalizimin e vizave e cila po asht varet nga kjo situatë, mbanë në mend. Kemi shumë procese që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, me investitorët e huaj, çdo ditë sa të vazhdon Serbia lojën në pjesën veriore për të krijuar destabilitet për të larguar investitorët e jashtëm nga Kosova. Nëse ka dikush që mundet me i mbyllur çështje negative që Serbia në pjesën veriore”.

Ftesës, së kreut të Kuvendit i janë përgjigjur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri.

LDK-ja dhe VV-ja kanë arsyetuar mospjesëmarrjen në këtë takim. Nga VV-ja kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takime të tilla pasi rezoluta e tillë veç do ta legjitimonte aventurën personale të Hashim Thaçit.

LDK-ja përmes një komunikate ka sqaruar është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve. Kurse qëndrimi i PSD-së ka mbetur i paqartë për këtë çështje.

Përderisa rezoluta për dialogun me Serbinë e propozuar nga Veseli e që ka marrë edhe bekimin e anëtarëve të tjerë të Qeverisë përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në dialog.

Edhe presidenti, Hashim Thaçi ka vlerësuar iniciativën e kreut të Kuvendit. Ai ka thënë se mirëpret çdo iniciativë të tillë, duke kërkuar mbështetje për idenë e korrigjimit të kufirit, edhe pse në rezolutë pikë e veçantë është se kufijtë janë të pacenueshëm dhe të padiskutueshëm.

Liderët e koalicionit qeveritar, të shtunën janë mbledhur në kabinetin e kryeparlamentarit Kadri Veseli. Ata kanë hartuar një Draft-Rezolutë për dialogun me Serbinë, shkruan EO.

Në takim ishin prezent kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/342308046343873/

Të ngjashme