Veseli: Liberalizimi sivjet, s’ka patriotizëm më të madh sesa votimi i demarkacionit

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 14:01 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas shtyrjes së seancës për demarkacionin, tha se qytetarët e vendit do të lëvizin lirshëm brenda këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Ai spektri politik është pranë unifikimit për këtë çështje dhe se deri të mërkurën do të përfundojë çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Qytetarët e Kosovës duhet dhe do të lëvizin lirshëm në BE brenda këtij viti. Jemi në rrugë shumë të mirë që në përpjekje të arrihet konsensusi i përbashkët. Kemi mbajtur një takim shumë të mirë, i falënderoj partitë politike, ambasadorin amerikan dhe zonjën Apostolova. Duam që deri të mërkurën çështja e ratifikimit të marrëveshjes të përfundojë”.

“Kërkojmë përkrahjen nga ju media dhe qytetarët që të arrijmë konsensusin. Thërras çdo deputet që e do shtetin dhe atdheun e vet, nuk ka patriotizëm më të madh sesa sot nesër a pasnesër, me konsensus të plotë pozitë-opozitë me e votuar marrëveshjen dhe me i jep perspektivë vendit, më tepër sesa debateve patriotike”.

Veseli ka komentuar qëndrimin e Listës Serbe në raport me demarkacionin.

“E rëndësishme është që sot po flasim të jemi bashkarisht pozita-opozita, Lista Serbe është pjesë e realitetit në Kosovë, ata e respektojnë shtetin e Kosovës dhe e duan shtetin e Kosovës”.

 

Të ngjashme