Veseli: Marrëdhëniet Kosovë-ShBA, të shkëlqyeshme

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 16:08 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot takime të ndara me anëtarin e Partisë Republikane, David Beasley, i cili ka shërbyer si Guvernator i Karolinës së Jugut, si dhe anëtaren demokrate të Senatit, Amy Klobuchar.

Duke i falënderuar për mbështetjen e pakursyer dhe të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, kryetari Veseli i njoftoi ata me zhvillimet në vendin tonë, të arriturat por edhe sfidat me të cilat Kosova po përballet.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-së, Veseli i cilësoi të shkëlqyeshme dhe të shtrira në të gjitha fushat.

Ai tha se politika amerikane ndaj Kosovës në dekadat e fundit ka qenë konsistente dhe e pandryshueshme, pavarësisht faktit se cila parti ka udhëhequr në Uashington.

Ish-guvernatori David Beasley dhe senatorja Amy Klobuchar, nga ana e tyre, u interesuan për një varg procesesh në vendin tonë, ndërsa konfirmuan vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kosovën edhe në të ardhmen.

Veseli - Amy Klobuchar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme