Veseli merr pjesë në akademinë përkujtimore për Xhavit Hazirin, shteti nuk do ta harrojë kurrë

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 21-vjetorit të zhdukjes së heroit Xhavit Haziri.

Veseli ka thënë se heroi Haziri ka qenë njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E pashë në këtë fotografi të akademisë përkujtimore, heroin e kombit Xhavit Hazirin – i munguar gjithsesi, por kurrë i harruar”.

“Nënëloke i ke dhënë kombit tonë një djalë të fortë. Kur shumëkush ka pasur frikë ta përmendë fjalën liri dhe pavarësi, djali yt ka rënë në burg dhe nuk është ndalë asnjëherë”.

“Xhavit Haziri është njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne e kemi obligim t’i nderojmë njerëzit e mëdhenj të këtij kombi. Atë të cilët e kanë zhdukur do të japin përgjegjësi. Shteti ynë nuk do ta harrojë asnjëherë”, ka theksuar Veseli.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/2457810051119741/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme