Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka vizituar shkollën profesionale Shtjefën Gjeçovi në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.
Veseli me këtë rast tha se institucionet duhet që të jenë të fokusuara në mbështetjen e shkollave profesionale ngase siç, tha ai vetëm në këtë mënyrë mund të rritet punësimi i të rinjve.
Ai ka falënderuar drejtorin e kësaj shkolle, për punën dhe përkushtimin, duke shtuar se asnjë i diplomuar nga kjo shkollë nuk është i pa punë.
Veseli pati kritika sa i përket mbajtjes së mësimit online, projekt ky që ka nisur pas përhapjes së Coronavirusit, raporton EO.
Sipas tij, ky proces ka mundur të jetë me i intensifikuar dhe se për këtë çështje Kosova nuk ka marrë shembull të mirë as nga shtetet e rajonit.
“Çdo nxënës i kësaj shkolle është i integruar në punë asnjë i papunë. Ky duhet të jetë orientimin ynë në shkollat profesionale, ku integrohen të rinjtë dhe të rejat ku profesioni është i kërkuar, por nuk ka kuadro. Orientimi nga pjesa e ekonomisë së tregut dhe që të rinjtë të kenë besim se mund të integrohen”.
“Mësimi online ne si Kosovë pot krahasohemi me vendet nuk e kemi marr shembullin. Mësimi online ka mundur të jetë më i intensifikuar që mos të kenë vetëm një orë përkatësisht një javë për një lëndë. Po ta kishim një mësim online që do ta mbanin të rinjtë e të rejat për të pësuar nga Coronavirus”.
Drejtori i shkollës, “Shtjefën Gjeçovi”, Blerim Gervalla, deklaroi se Qeveria duhet të investojë në arsim dhe të fuqizohet arsimi në vend.
“Falënderoj kryetarin që ka gjet kohë me na vizituar. Sa i përket shkollave profesionale mendoj se Qeveritë në çdo vend duhet t’i japin prioritet shkollave”.
“Tregu i kërkon nxënësit të cilët përfundojnë këto profesione. Duhet të fuqizohet mësimi dhe të rriten investimet”, tha ai.