Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë sot homazhe para shtatores së dëshmorit Naser Sekiraqa në Fushë Kosovë, në 20 vjetorin e rënies së tij në Zonën e Llapit.
Bashkë me familjarët e dëshmorit Sekiraqa, kryeparlamentari Veseli vendosi lule pranë shtatores së dëshmorit.
“Sot isha në Fushë Kosovë për ta nderuar dëshmorin e lirisë Naser Sekiraqa, që ra më 18 prill 1999 në njërën nga betejat e mëdha në Zonën e Llapit. I kishte vetëm 21 vite jetë, por vepra që la pas do të jetoj përgjithmonë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.