Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Slivovë të Ferizajt ka bërë homazhe pranë varrit të njërit prej drejtuesve kryesorë Lidhjes dhe komandantit të njohur të njësive luftarake të saj, Mic Sokoli.
“Shenjat e sakrificave tona për liri janë në çdo cep të Kosovës. Do t’i kujtojmë e nderojmë gjithmonë, si pjesë të pandashme të identitetit tonë historik e shtetëror”, theksoi Veseli.