Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Policia e Kosovës duhet të jetë e pakompromis ndaj krimit, korrupsionit, nepotizmit, pasi që, siç tha ai, luftimi i këtyre dukurive i hap perspektivë vendit për zhvillim ekonomik, mirëqenie më të mirë për qytetarët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Veseli në shënimin e 20-vjetorit të Policisë, kërkoi nga institucionet e vendit që ta kryejnë punën e tyre për liberalizimin e vizave e mos të presim nga shtetet e tjera.
“Policia e Kosovës duhet të jetë e pakompromis pasi kjo i hap perspektiv vendit për integrime euroatlantik”.
“Nuk kemi nevojë me i lut të tjerët për liberalizim të vizave, por t’i liberalizojmë vet në punën tonë. Liria dhe siguria janë thelbi i një shoqërie”.
“Kur ka zhvillim ekonomik aty ka mundësi edhe më të madhe. Faleminderit që shërbeni çdo ditë nën shërbimin e familjeve tona, e fëmijëve tanë”, tha Veseli.
Kryetari i Kuvendit u zotua se do të bëhet më shumë në mbështetje të policisë, ushtrisë dhe të gjitha institucionet e sigurisë, në përmirësimin e kushteve të punës, por edhe ngritjen e pagave.
“Do të bëjmë më shumë që t’i përkrahim Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës, qoftë sigurinë jetësore të tyre, qoftë përmirësimin e kushteve të punës për policët, por edhe në ngritjen e pagave, për arsye se liria dhe siguria janë thelbi i një shteti, por kur është aty mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, atëherë ka kuptimësi edhe më të madhe”, tha Veseli.
LEXONI EDHE: