Kreu i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, në vazhdën e fushatës elektorale, ka takuar strukturat e Partisë Demokratike në Drenas.
Veseli tha se Forca e Ndryshimit për Drenasin është program dhe punë e cila mund të realizohet vetëm me një dinamizëm të punës dhe ketë punë të mirë dinë ta bëjë vetëm kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, dhe Partia Demokratike e Kosovës.
“Në përkrahje të kandidatit për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci dhe degës së PDK në Drenas, NE nuk do të ndalemi se punuari për fitoren e radhës”, ka thënë Veseli.
Ndërsa kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për qeverisjen 8 muajsh të tij në këtë komunë, duke përmendur realizimet e projekteve që ka bërë.
“Kam ngritur efikasitetin e administratës, disiplinën në shkolla dhe shëndetësi, kam realizuar projekte infrastrukturore me standarde, kam realizuar të gjitha projektet e parapara duke e përfunduar çdo investim kapital tenderues më 7 shtator, nga 40 i kam ngritur në 100 bursa e ndërsa në vitin 2018 do të jenë 200 bursa, kam ngritur biblioteka, kam furnizuar qytetarët me ujë, kam ndërtuar ujësjellës jashtë planifikimit, kam ndërtuar rrugë përtej planifikimit, kam ndërtuar kanalizime përtej planifikimit buxhetor”, ka thënë Lladrovci.
Më tej Lladrovci tha se Drenasi do të jetë i pëlqyeshëm për jetë e për punë dhe shembull i qeverisjes së mirë.
“Ne kemi nevojë për mbështetjen e qytetarit që Forca e ndryshimit të fitoj në Drenas dhe krejt Kosovën, sepse ne kemi dëshmuar se jemi më të përkushtuar dhe më të gatshëm dhe më të motivuar që Drenasin ta bëjmë shembull për jetë e për punë. Ne kemi projekte për punësim”, ka theksuar Lladrovci.