Veseli në Podujevë: Më 15 mars t’ua ndalim hovin manipuluesve, 500 mijë euro po shpenzohen për qejf

Podujevë | 22 Shk 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka kritikuar Qeverinë aktuale për largimin nga puna të punonjësve të administratës publike.

Në Podujevë ku po bëhej promovimi i kandidatit të PDK-së, Naim Fetahut, për kryetar Komune, Kadri Veseli ka thënë se partia e tij ka qenë në pushtet për 12 vjet, por nuk ka larguar njerëz prej punës.

“500 mijë euro duhet të shpenzohen vetëm për qejfin e dikujt [Agim Veliut] që dëshiron të akomodohet në Prishtinë. Ata [kandidatët e LDK-së dhe VV-së për kryetar të Podujevës] do të vazhdojnë të mendojnë për vetveten e tyre dhe jo për juve – qytetarë të Podujevës”.

“Naimi Fetahu i cili është kandidat, të gjitha përgjegjësitë që i ka mbajtur, është munduar që të sjellë investime në komunën e Podujevës. Jemi krenar që shumica e këtyre projekteve të mëdha e kanë vulën e PDK-së”.

“Më 15 mars është mirë të gjithë të bëhemi bashkë që t’ua ndalim hovin manipulimeve. Naimi është një kandidat i jashtëzakonshëm që ka prirjen profesionale dhe njerëzore për të qenë kryetar i kësaj komune. Ai ka nevojë për përkrahjen tuaj”.

“Nuk është qeverisje e mirë ajo e cila vetëm mundohet ta mashtrojë qytetarin e vet. Përveç fjalëve duhet pasur edhe vepra sepse veprat janë ato që mbesin. Stuhitë e largimit të njerëzve prej punës nuk janë të mira. Lehtë është të largohen njerëzit nga puna”.

“Rasti konkret është bashkëluftëtari ynë që është larguar nga puna – drejtori i Doganës Bahri Berisha. Pse me largu?. Nuk duhet të largohen shqiptarët prej punës. Kemi qenë në pushtet për 12 vjet, por nuk kemi larguar njerëz nga puna. Jemi munduar me qenë afër secilit qytetar të Kosovës”.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/naim-fetahu-kerkon-besimin-me-15-mars-ne-podujeve-duhet-te-jesh-i-ldk-se-per-tu-punesuar/

Të ngjashme