Veseli në Sharr: Do t’i fuqizojmë fermerët

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 11:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim elektoral në Sharr, me ç’rast para shumë të pranishmëve ka shpalosur programin e “Fillimit të Ri” që ka të bëjë me blegtorinë.

Ai tha se Dragashi duhet të orientohen në sektorin e blegtorisë, ngase sipas tij kërkesa për dele vetëm në Emiratet Arabe është shumë e madhe, raporton Ekonomia Online.

Andaj inkurajoi ata që të merren me kultivimin e tyre, duke premtuar ndihmën e qeverisë së ardhshme për këtë sektor.

“Si do të ishte Dragashi nëse do të orientohej pikërisht në zhvillimin e blegtorisë, fermave, e veçanërisht kultivimin e deleve e cila është edhe traditë e këtij rajoni. Do t’i fuqizojmë fermerët, sidomos blegtorinë, bletarinë dhe bujqësinë”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme