Veseli: Nëse Serbia me vullnet jep Luginën e Preshevës e marrim por jo me këmbim të territoreve

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke folur për fazën finale të dialogut me Serbinë, ka thënë se Kosova është e gatshme të futet në këtë fazë, por gjithmonë duke e mbrojtur sovranitetin e vet.

“Kosova është e gatshme në çdo moment të mbrojë mvetësinë, integritetin dhe sovranitetin e vet”.

“Kosova është e gatshme që përfundimisht të ndalë çdo konflikt me shtetin serb në mënyrë që të krijohet paqe e qëndrueshme por Kosova është më e gatshme, si shtet i pavarur dhe sovran, të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”.

“Është i mirë reflektimi i Serbisë dhe Rusisë që nuk mund të mbajnë Kosovën e izoluar dhe të bllokuar – ne jemi në anën e së drejtës, natyrore dhe ligjore”.

“Besojmë që shumë shpejt jemi në fazën finale të dialogut me Serbinë në mënyrë që të mos lëmë që gjeneratat e ardhshme të përjetojmë atë çka kemi përjetuar ne si gjeneratë, sakrifica dhe përjetime shumë të rënda”.

Veseli ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se Kosova është gati të përmbyllë njëherë e përgjithmonë dialogun me Serbinë, por ka një qëndrim të palëkundur.

“Jemi të gatshëm por kemi qëndrim të qartë – Kosova një, e pandarë, me territorin e vet, pa Asociacion me kompetenca ekzekutive [ajo çfarë ka thënë Gjykata Kushtetuese]”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme