Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të jetë sërish nikoqir i një takimi të liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës.
Nesër, krerët e institucioneve – presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti – do të jenë në zyrën e Kadri Veselit në Kuvendin e Kosovës.
Burime brenda Kuvendit kanë thënë për Klan Kosovën se në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
I njëjti burim ka treguar se Veseli po synon të koordinojë të gjithë akterët institucionalë për fazat e ardhshme të sjelljes së Kosovës në raport me dialogun si dhe për përfaqësimin në Samitin e Parisit që do të mbahet në korrik.