Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë tha se nesër është një ditë historike kur politika e Kosovës e ka rastin të bashkohet pa asnjë dallim dhe të veproj duke i lënë anash inatet mes tyre, raporton Ekonomia Online.
“Nesër politika e gjatë e Kosovës ka rastin të bashkohet pa asnjë dallim. Kemi një çështje të rëndësishme për forcmimin e sovranitetit, lidhet me lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt BE-së. Nesër duhet ta ketë parasysh secili deputet këtë çështje dhe të mos veprojë mbi inatin apo kalkulimeve që do të jenë të rëndësishme për të ardhmen. Shënimi i kufirit do të kalojë, jam i sigurt që do kalojë në seancën. Besoj në përgjegjësinë e deputetëve sepse është më rëndësi interesi i qytetarëve, kërkoj të kemi besim dhe shpresë dhe të kalojë kjo marrëveshje”, tha Veseli.
Ai është shprehur optimist se ratifikimi do të kryhet shumë shpejt dhe më e mira është që kjo histori të përfundoj qysh në ditën e nesërme.
Veseli në fund iu drejtua edhe medieve duke ju thënë se është i nevojshëm edhe kontributi i juaj.