Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se se çdo qeveri në Kosovë që rrezikon raportet me ShBA-në dhe bazën ushtarake të Bondsteelit mund të bjerë, raporton Ekonomia Online.
Veseli në një deklaratë për media nga Mitrovica tha se disa e kanë marrë individualisht çështjen e tarifës dhe për këtë ai tha se gjitha vendimet do të merren bashkërisht dhe të gjithë do të jenë në mbrojtje të vendit.
Këto komente ai i bëri pasi mori pjesë në lansimin e Programit Financiar për Inovacion dhe Ndërmarrësi për financimin e bizneseve fillestare-“Start-up” në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.
“Serbisë kemi me iu përgjigj si e meriton edhe me tarifa e reciprocitet. Mos me marrë këtë pjesë si sherr të vetvetes se e kanë tepruar disa-disa, e kanë marrë shumë individuale. Ju kujtohet kur i kam thënë Avdullahut (Hotit): ‘O Avdullah lena edhe neve ta mbrojmë Kosovën'”, u shpreh kreu i Kuvendit.
“Kështu që edhe tjerët ta mbrojmë gjitha bashkërisht. A më shumë e mbrojnë Mitrovicën qytetarët e Mitrovicës e Kosovën qytetarët e Kosovës, të gjitha bashkërisht? Ne si politikan e kemi obligim me iu përgjigj Kushtetutës, qytetarëve dhe kufijve në fuqi”, tha Veseli.
“O të gjitha qeveritë munden me ecë për atë punë për sa shkon Bondsteeli. … Jam tërheq nga ky debat, po më vjen turp për faktin se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nuk bën kështu. Kemi obligime, Kushtetuta është edhe sovraniteti e integriteti territorial mbrohet nga qytetarët e vendit dhe nga institucionet e Kosovës. Çdo qeveri ec para se me ecë amerikanët”, tha Veseli.