Veseli nga Onkologjia: Asnjë pacient nuk do të paguajë për barnat esenciale

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 11:36 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë vizituar Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kryetari Veseli tha se buxheti për shëndetësinë, krahas rritjes së fundit, do të shënojë rritje edhe më të madhe në vitet në vijim, në mënyrë që plotësohen kërkesat dhe nevojat, si në sektorin e barnave, ashtu edhe në përmirësimin e kushteve të punës dhe të ofrimit të shërbimeve të tjera, në mënyrë që të evitohet maksimalisht nevoja e qytetarëve për të kërkuar ndihmë mjekësore jashtë kufijve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Nga Reparti i Onkologjisë falënderoj të gjithë punonjësit në Republikën e Kosovës që po e shërojnë popullin tonë dhe po ju qëndrojnë afër qytetarëve tanë. Klinika e Onkologjisë është shembull i mirësjelljes së stafit ndaj pacientëve. Edhe pse me staf të pamjaftueshëm, këto heroina dhe këta heronj bëjnë punë të jashtëzakonshme, duke u qëndruar afër qytetarëve tanë”.

“Shëndetësia do të ketë përkrahje shumë më të fuqishme. Zotohemi se nga 1 janari nuk do të ketë specialistë të papunë. Po ashtu do të rritet edhe numri i të punësuarve në sferën e infermierisë, ndërsa specializantët do të paguhen për punën e tyre”.

Në ndërkohë sipas tij, deri sa të hy në fuqi ligji për Sigurimet Shëndetësore nuk do të ketë pacient në Republikën e Kosovës që do të paguaj për barnat esenciale.

“Deri sa të hy në fuqi ligji për Sigurimet Shëndetësore nuk do të ketë pacient në Republikën e Kosovës që do të paguaj për barnat esenciale. Kjo është ajo që ne e kemi si obligim si institucione, të gjithë kemi obligime në mënyrë që ta qojmë përpara dhe t’i dalim për zot kërkesave të qytetareve tanë ta ndien veten në shtetin e tyre të mbrojtur dhe të përkrahur”.

Ministri i Shëndetësi, Uran Ismaili premtoni rishikimin e listës esenciale të barnave duke siguruar mbuleshëmrinë të gjitha kërkesat që i ka Instituti i Onkologjisë në mënyrë që t’i japim pacientëve atë që kanë nevojë e që janë ilaçet.

Ismaili tha se pacientë kanë nevojë edhe për përkujdesjen e mjekësve, prandaj edhe do të rritet numri i mjekeve e infermierëve.

“Do të jemi të gatshëm të ju përgjigjemi nevojave të cilat nuk kanë marrë përgjigje për vite me radhë. Kemi një staf të mrekullueshëm dhe bashkë do të bëjmë reforma e nevojshme”.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, u shpreh se prej se ka marrë pozitën është rritur furnizimi me barna, por edhe numri i stafit mjekësor dhe infermierëve që do të jetë bazë për shërbime kualitative dhe zgjerim të shërbimeve për 24 orë.

Ai u zotua se pacientët të gjitha shërbimet do t’i marrin brenda institucioneve shëndetësore ne vend e nuk do të lejohet që të dalin jashtë.

Ndërsa drejtori i Onkologjisë, Ekrem Hyseni shprehi mirënjohje për mbështetjen e marrë nga Ministria e Shëndetësisë për mbulimin 100 për qind të listës esenciale të barnave.

 

Të ngjashme