Veseli nga Shkupi: Nuk “ushqejmë” deklaratat për shkëmbim territoresh

Shkup | 27 Sht 2018 | 11:55 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli edhe një herë ka përsëritur se është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë, duke thënë se nuk do të “ushqejë” këtë ide.

Veslei nga Shkupi, pas takimit me homologun e tij, Talat Xhaferi tha se për Kosovën në këtë fazë është e rëndësishme funksionaliteti i institucioneve në tërë territorin, raporton Ekonomia Online.

“Kosova si shtet i pavarur nuk ‘ushqen’ në asnjë formë deklaratat pëfunksionaliteti i institucioneve tona në tërë territorinr këmbime territoriale. Për Kosovën në këtë fazë është me rëndësi funksionaliteti i institucioneve tona në tërë territorin. Kemi situatë reale në veri, mirëpo edhe aty gjendja ka përparuar”.

I pari i Kuvendit shtoi se nuk do të lejohet që në marrëveshjen finale me Serbinë të ketë percedan negaitv.

Sipas tij, Kosova i ka humbur 3 vjet me Malin e Zi në mënyrë fare të panevojshme, prandja nuk duhet të ndodh e njëjta me Serbinë.

“Nuk do të lejojmë qe në marrëveshjen me Serbinë të kemi precedan negativ. Shpesh herë krijohen me vetëdije edhe keqkuptime, gjithmonë është më lehtë të jesh me racional, tani jemi duke synuar që të kemi politika të miqësisë e jo të konfliktit. Kosova i ka humbur 3 vjet në demarkacionin me Malin e ZI në mënyrë fare të panevojshme dhe kjo i kushton popullit dhe vendit”.

Veseli: Shqiptarët të dalin në referendum, marrëveshja me Serbinë sjellë paqe në rajon

Veseli tha se Kosova do ta përkrah sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë dhe do ta rrespektojë vendimin e qytetarëve cilido qoftë ai për emërin.

Veseli ftoi qytetarët e Maqedonisë t’i thonë po referendumit për emrin e Maqedonisë, raporton Ekonomia Online.

“Vi në një vend një vend mik, i cili respekton integritetin dhe sovranitetin e qytetarëve të Maqedonisë. Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë euroatlantik, kemi prioritete nacionale integrimin në Bashkimin Evropian. Kosova respekton sovranitetin e Maqedonisë dhe cilido të jetë vullneti i qytetarëve të Maqedonisë për emrin do ta respektojë”.

“Ballkani Perëndimor ka vuajtur nga mungesa e prosperitetit dhe kemi mbet larg nga Bashkimi Evropian për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë pasur vendet, kjo tregon domosdoshmërinë e vendimmarrjes së politikës që vendet tona të lëvizin më shpejt drejt Bashkimit Evropian. Kjo është arsyeja që ne i japim përkrahje marrëveshjes së Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit”.

“Në të njëjtën kohë edhe Kosova ka gatishmëri të futet në fazën e fundit të dialogut me Serbinë në mënyrë që t’i jepet fund çdo mosmarrëveshje mes dy vendeve”.

“Republika e Maqedonisë shumë më herët do të ishte pjesë e BE-së dhe NATO nëse do t’i kalonte këto mosmarrëveshje njëjtë është edhe për Kosovën dhe Serbinë”.

“Unë thërras qytetarët e Maqedonisë që të marrin pjesë në referendum dhe t’i thonë po referendumit. Pas kalimit të referendumit të juaj ne presim fazën përfundimtarë të dialogut me Serbinë në mënyrë që të gjithë të jetojmë në paqe”.

 

Të ngjashme