Veseli ngushëllon familjen Dehari, kërkon nga institucionet sqarim të detajuar

Prishtinë | 06 Nën 2016 | 10:04 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli iu ka shprehur ngushëllime familjes Dehari për vdekjen e të birit, Astrit Dehari.

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje i cili po mbahej në paraburgim në burgun e Prizrenit dje ndërroi jetë në rrethana ende të pasqaruara nga institucionet kompetente, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Veseli kërkon nga institucionet ligjore që ky rast të sqarohet urgjentisht në detaje.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shpreh ngushëllime familjes Dehari për humbjen tragjike të birit të saj, Astrit Dehari. Në mënyrë që dhimbja e rëndë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen,Veseli kërkon nga institucionet përkatëse të ligjit që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme