Veseli ngushëllon familjen dhe Ipeshkvinë për vdekjen e don Gjergj Gjergjit

Prishtinë | 25 Sht 2016 | 11:32 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Gjergji, për vdekjen e don Gjergj Gjergjit.

Ai ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e klerikut don Gjergj Gjergji.

“Në emër të Kuvendit të Kosovës i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve të tij. Ngushëllime Ipeshkvisë së Kosovës, ku don Gjergji shërbeu me devotshmëri shpirtërore dhe atdhetare, duke ecur nëpër rrugën e trasuar nga figurat e mëdha të Kosovës, si Pjetër Bogdani, Shtjefen Gjeqovi e Nëna Terezë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme