Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen e viktimës së parë nga Coronavirusi në Kosovë dhe ka bërë thirrje që institucionet të fokusohen tek pandemia.
Veseli ka bërrë thirrje për më shumë kujdes dhe për shmangie të kontakteve dhe daljeve të panevojshme.
“I shqetësuar dhe i prekur thellë nga vdekja e parë e shënuar nga Covid19 në Kosovë, përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Haliti, nga Dumnica e Podujevës, për humbjen e të afërmit të tyre.
Me shpresën që ky rast të jetë edhe i fundit në vendin tonë, dhe të ngritet vetëdija për më shumë kujdes e shmangie të kontakteve e daljeve të panevojshme, bëj thirrje edhe një herë për institucionet tona që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjithë botën.
Ky problem dhe asnjë tjetër duhet të jetë preokupimi ynë.
Të bashkuar dhe me punën e shkëlqyer e të palodhshme të mjekëve e infermierëve tanë, do t’ia dalim”.