Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka kërkuar hetim për rrethanat e vdekjes së minatorëve.
Deklarata e plotë e Kadri Veselit:
Ngjarje e rëndë tragjedia në minierën e Artanës ku humbën jetën dy minatorë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre.
Në këto momente të vështira jemi afër të gjithë minatorëve të prekur dhe të afërmeve të tyre të cilët kanë përjetuar këtë dhimbje. Të hetohen dhe sqarohen sa më parë rrethanat e kësaj tragjedie.