Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është nisur për në Shqipëri, për të ndjekur nga afër ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës ndaj Kroacisë.
Kryeparlamentari Veseli i veshur me rroba të tifozëve të Kosovës, ka shkruar në Facebook se ndodhet rrugës drejt Shkodrës.
“Rrugës për në Shkodër, në mbështetje të lojtarëve tanë. Forca Kosova! #UneBiriYtKosove”, ka shkruar Veseli, i cili ditë më parë i ka premtuar nga 100 mijë euro për secilin anëtar të reprezentacionit të Kosovës nëse arrijnë të kualifikohen për Kampionatin Botëror 2018.