Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se pavarësisht gjithë dokumenteve dhe dëshmive nuk ka asnjë provë që tregon se ka kryer krim, raporton Ekonomia Online.
“Pas dekadash hetimesh, dokumentesh dhe dëshmi të panumërta, nuk ka asnjë provë që tregon se kam kryer ndonjë krim. Nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana ime. Kjo nuk është çështje interpretimi, por fakti. Sa i përket pjesëmarrjes sime në luftë, ajo nuk ka lindur prej dëshirës sime për konflikt. Si i ri, edhe unë kam dëshiruar një jetë të thjeshtë, të jetoja në vendin tim, në paqe me familjen time”, tha ai.