Veseli: Opozita me protesta ta kundërshtoj gjuhën e Vuçiqit, jo Thaçin si kryenegociator

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 12:29 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se do të merrte pjesë në protestë të thirrur nga opozita, por vetëm me një kush nëse ajo do të thirrje për të kundërshtuar gjuhën e urrejtjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Këto komete ai i bëri pas mbledhjes së Kryesisë, kur u pyet si e komenton protestën e thirrur nga VV-ja për datën 29 shtator, për të kundërshtuar që presidenti Hashim Thaçi të jetë kryenegociator me Serbinë.

Veseli ka shtuar se Vuçiqit do t’i lejohej hyrja përsëri në Kosovë nëse ai vjen si president i një shteti mik, mirëpo nuk do të lejohen deklaratat pro Sllobodan Millosheviqit.

“Po paguj çmim duke më sulmuar në mediat serbe për krimet të cilat Millosheviqi ka kryer ne duhet t’i dalim përballë popullit tonë”.

“Pse ka ardhë si president serb le të vjen, e lejojmë edhe nesër, por mesazhet të cilat të cilat i dërgon janë mbi pendë. Nuk ka vend në botë që demonstrohet mbi pendë. Të jeni edhe ju më të zëshëm”.

“Unë kam kërkuar nga partnerët tanë evropianë shpjegim pse pikërisht mbi pendë, pse nuk ka shkuar në Zubin Potok, për këtë është dashur të mbajë opozita protestë e jo për Hashim Thaçin, i cili është i UÇK-së”.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur si të pa rëndësishme dhe aspak serioze për tu trajtuar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Po Vetëvendosje nuk ka protestuar moti, edhe po të mos ketë arsye ata shpikin një dhe dalin, po nuk mendoj që duhet të merren e as të trajtohen seriozisht, as nga opozita as nga askush”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veseli-deri-ne-hene-kemi-shkuar-me-patriotizem/

Të ngjashme