Ekonomia Online
FUNDIT

Veseli: PDK-ja është opozitë e pushtetit – jo e shtetit

Veseli: PDK-ja është opozitë e pushtetit – jo e shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar strukturat e partisë në Dragash. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Uran Ismaili, anëtari i kryesisë Enver Hoxhaj, Sekretari Elektorar Betim Gjoshi, ai ka përgëzuar lidershipin dhe anëtarët e kësaj partie për punën që po e bëjnë. Njëherësh, ai ka kërkuar edhe më shumë mobilizim […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar strukturat e partisë në Dragash.

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Uran Ismaili, anëtari i kryesisë Enver Hoxhaj, Sekretari Elektorar Betim Gjoshi, ai ka përgëzuar lidershipin dhe anëtarët e kësaj partie për punën që po e bëjnë.

Njëherësh, ai ka kërkuar edhe më shumë mobilizim e angazhim në shërbim të qytetarëve, njofton Klan Kosova.

PDK është e konsoliduar dhe strukturuar fuqishëm në Dragash dhe gjithandej Kosovës.

“Do t’i përgjigjemi me dinjitet dhe integritet të gjitha zhvillimeve që lidhen me interesin nacional të vendit. PDK-ja është opozitë e pushtetit por jo e shtetit ” ka thënë Veseli.

Të ngjashme