Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbahen tri seanca, raporton Ekonomia Online.
Sa i përket seancës për demarkacionin, ai tha se po presin të ketë konsensus pasi ju duhen edhe disa vota.
“Kuvendi po punon, kemi 52 pika të rendit të ditës që do t’i trajtojmë në tri seanca të ndara të martën dhe të mërkurën është vazhdim i seancave, ndërsa të enjten do të ketë seancë të re”.
“Shumë shpejt presim reflektimin edhe të kolegëve opozitar, ka shenja të mira. Është në interes të qytetarëve dhe presim që shumë shpejt të kemi zgjidhje. Po dihet konsensus na duhet, edhe disa vota…”.