Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Listës së re të Barnave Esenciale. Ai ka lavdëruar ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se gjatë dy vjetëve sa e ka drejtuar këtë ministri ka dëshmuar vullnetin për të luftuar korrupsionin, duke bërë një kthesë vendimtare në këtë sektor.
Duke e konsideruar ditën e sotme historike dhe shumë domethënëse për shëndetësinë, Veseli tha se për vite me radhë, qytetarët janë varfëruar në mungesë të shërbimeve të duhura shëndetësore dhe barnave të shtrenjta, duke u detyruar të zgjedhin midis bukës në tavolinë dhe barnave për shërim.
Ai tha se njeriu ndihet mirë kur dëgjon lajme të mira si ky i sotmi.
“Urani dhe të gjithë politikanët e tjerë duhet të jenë të pakorruptuar dhe të jenë afër jush. Thuhet se ilaçi më i mirë janë njerëzit, andaj klasa politika e cila denjon të udhëheq me shtetin, duhet të përkujdeset për të gjitha kategoritë dhe t’u japë shanse të barabarta të gjithëve”, theksoi Veseli.
“Njëri nga bashkëpunëtorët e mi, shef kabineti, ka treguar se mund të kemi sukses, duke zgjidhur në shëndetësi disa nyje që dukeshin të pazgjidhshme. Mjekët tanë i kemi shumë të mirë, por kur kemi udhëheq të mirë edhe në ministri, atëherë suksese është i sigurt. E përgëzoj Uranin për lidershipin e tij në këtë drejtim”, theksoi Veseli.
LEXONI EDHE: