Veseli: Po e mbajmë fjalën për transformimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se është përgatitur projekti për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se vlera e investimeve në këtë stadium është mbi 10 milionë euro, njofton Klan Kosova.

Kryekuvendari ka premtuar edhe investime në sporte të tjera.

Më poshtë postimi i plotë i Kadri Veselit:

Në muajin gusht, Mitrovicës ia dhamë fjalën se do ta transformojmë tërësisht stadiumin olimpik “Adem Jashari” dhe këtë fjalë po e mbajmë.

Tashmë është përgatitur projekti për renovimin e stadiumit. Vlera e investimeve do të jetë mbi 10 milionë euro.

Me këtë, Kosova, si një kampione në sporte, po krijon kushte edhe më moderne për sportistët tanë. Investimet do të ndodhin edhe në sporte të tjera.

Të ngjashme