Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në një takim me biznesmenë, ka thënë se qeveria e tij do ta praktikojë një politikë të re për pagesën e TVSH-së, e cila deri më tash ishte barrë e madhe për shumë biznesmenë, sepse ajo duhej të paguhej në kufi, ende pa e shitur produktin.
“Rritja dhe zhvillimi i bizneseve në ekonomitë e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik në çdo vend, në çdo shoqëri. Ne, për herë të parë në rajonin tonë, do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, aty ku ndodh transaksioni mes shitësit dhe blerësit”, ka shkruar Veseli.
VIDEO: https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1363667807141755/?sfnsn=mo&d=n&vh=e