Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim shefen e re të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, e cila shoqërohej dhe nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.
Veseli ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar me ambasadorin Amerikan dhe shefen e re të USAID-it për vazhdimin e përkrahjes amerikane për Kosovën në të gjitha fushat, me theks të veçantë në ekonomi dhe sundim të ligjit.
“Pata kënaqësinë që Shefes së re të USAID në Kosovë, Lisa Magno, t’i uroj punë të mbarë në detyrën e saj të re dhe t’i ofroj bashkëpunim në emër të Kuvendit të Kosovës”.
“Bashkë me të dhe Ambasadorin Greg Delawie diskutuam për vazhdimin e punës së përbashkët në reformat në ekonomi dhe sundim të ligjit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.