Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, është përfshirë në debatin lidhur me ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Ai shprehet pro ndërtimit të Xhamisë në Qendër të Prishtinës, ndërsa shton se Prishtina ka Katedralen e saj të bukur e shumë shpejtë edhe Xhaminë qendrore, ku besimtarët myslimanë do t’i ndjekin ritet e tyre
”Kombi ynë shqiptar, është i veçantë, se në gjirin e saj ka diversitetin fetar e kulturor të tri besimeve monoteiste.
Islami, Katolicizmi dhe Ortodoksizmi, përbëjnë shpirtin e kombit tonë. Me krenari mund të themi se toleranca dhe bashkëjetesa e këtyre besimeve është e natyrshme tek shqiptarët.
Kryeqyteti i Republikës së Kosovës e shpërfaq këtë bashkëjetesë. Prishtina ka Katedralen e saj të bukur e shumë shpejtë edhe Xhaminë qendrore, ku besimtarët myslimanë do t’i ndjekin ritet e tyre.
Në demokraci, protesta është instrument i garantuar për të shprehur mendimin në mënyrë paqësore dhe si e tillë duhet të mbetet, pa cenuar apo nxitur urrejtje.
Unë personalisht kam qenë përkrahës i madh që çdo komunitet fetar ta ketë qendrën e tyre të besimit në kryeqytet. Është praktikë e vendeve demokratike dhe mbi të gjitha, vlerë e popullit tonë.
Ta gezojnë Xhaminë qendrore myslimanët e Kosovës e të luten për shetin dhe të mirën e popullit tonë.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!