Veseli: Prodhuesit vendës dhe investitorët janë heronj

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 16:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mori sot pjesë në hapjen e Panairit ndërkombëtar të Forumit të Biznesit në Prizren, ku po marrin pjesë 132 kompani vendore e ndërkombëtare, nga vendet e rajonit dhe Turqia.

Kryekuvendari Veseli, para të pranishmëve, theksoi rëndësinë e prodhimit vendor, investimeve dhe partneritetit me kompanitë e huaja, duke vënë në pah prioritetet e institucioneve, siç janë punësimi, rritja e mirëqenies ekonomike dhe shteti ligjor.

Ai theksoi po ashtu se Republika e Kosovës synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe ofron të gjitha kushtet e mundësitë për investitorët, duke i quajtur heronj.

“Prodhuesit vendorë dhe investitorët që investojnë në Kosovë janë heronj të vërtetë të ditëve tona, ngase ata me punën dhe përkushtimin e tyre janë duke bërë atë që sot i duhet më së shumti vendit tonë, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës”, theksoi krye-kuvendari Veseli.

Kadri Veseli theksoi se Kosova është vend i sigurt dhe me të ardhme të ndritur, ngase ka rini kreative dhe invencion, është shtet evropian me synime të qarta integruese euro-atlantike.

Të ngjashme