Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kaluar pasditën e sotme në bjeshkët e Sharrit duke ecur.
Përmes një statusi në Facebook, ai ka treguar se ndodhet në bjeshkë duke ecur në një natyrë të mrekullueshme ku në mes të korrikut edhe pse temperaturat janë të larta, në atë pjesë të Kosovës duket edhe bora.
“Në Bjeshkët e Sharrit, në këtë pjesë të bukur të Kosovës – nga ku duket mrekullueshëm Pashtriku, porta e lirisë sonë”, ka shkruar Veseli.