Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 33 – vjetorin e rënies ka kujtuar Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, të cilët ranë heroikisht gjatë përleshjeve me forcat serbe në Prishtinë.
Ai vlerëson lart figurat e dy dëshmorëve, duke kujtuar me krenari sakrificën e tyre për liri dhe pavarësi.
“Sot, në 33 vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në Kodrën e Trimave në Prishtinë, kujtojmë me krenari sakrificën e tyre për kombin. Të dy këto figura të ndritura, që prapa vetës lanë vepra të mëdha patriotike, kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës. Historia e re e Kosovës shënohet me emrat e tyre”, ka shkruar në profilin e tij në fcb kryetari i Kuvendit.