Veseli: Serbia vrau familjen Galica, por jo idealin e saj të lirisë

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 14:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kompleksin përkujtimor të Azem Galicës në fshatin Galicë të Vushtrrisë, të premten janë rivarrosur eshtrat e familjarëve të Azem Bejtë Galicës të vrarë nga forcat serbe më 3 gusht të vitit 1920 në fshatin Dubofc të Vushtrrisë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se institucionet e Kosovës po e kryejnë një obligim moral ndaj luftës dhe të rënëve të luftës për çlirimin e Kosovës të udhëhequr nga Azem Galica, në vitet e 20-ta që u bë frymëzim i kryengritjeve të mëvonshme deri në çlirimin e plotë të Kosovës.

Veseli vuri në pah se Azem Bejta dhe Hasan Prishtina hapën shtigjet nëpër të cilat ecën të gjitha gjeneratat e rezistencës së mëpastajshme: Shaban Polluzha dhe luftëtarët e tij, Adem Demaçi dhe lëvizja ilegale, Lëvizjet studentore, aktivistët e rezistencës paqësore dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Po bëhen gati 100 vite kur ne ende po i bashkojmë plagët tona. Serbia i vrau ata, por jo edhe idealin e tyre i, cili u bart në breza deri në arritjen e lirisë”, tha kryeparlamentari Veseli.

Kryeparlamentari Veseli bëri apel publik që së shpejti duhet të bëhet e mundur që pranë varrit të Azem Bejtës të sillen edhe eshtrat e Shotë Galicës që aktualisht ndodhen në Fushë Krujë të Shqipërisë.

Në fund të ceremonisë, drejtori i mjekësisë ligjore ia dorëzoi kryeparlamentarit Veseli dy artefakte që janë gjetur gjatë rivarrimit të eshtrave të familjarëve të Azem Bejtës.

Kryeparlamentari Veseli tha se dy artefaktet e gjetura, çelësi dhe brisku, do të pastrohen nga institute të specializuara ndërsa pastaj do të qëndrojnë në kullën e Azem Bejtës.

Ndërsa duke vlerësuar lartë kryengritjen dhe qëndresën e madhe të Azem Galicës, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku,  forcimi institucioneve të Kosovës është shpagimi më i madh për luftën e kryetrimit Azem Bejta, komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

Ndërsa për rrethanat e vrasjes së familjarëve të Azem Galicës nënë Sherifes (60), motër Mihanes (38) e mbesës Zojë (5) si dhe Sofies nga Baica, të cilat, më 3 gusht 1920, në malet e Dubofcit, u masakruan pamëshirshëm nga forcat serbe, ka folur shkrimtari galicas, Bedri Tahiri.

Në ceremoninë e rivarrimit të familjarëve të heroit Azem Bejta morën pjesë edhe përfaqësues të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, deputetë të Kuvendit të Kosovës, qeveritarë, si dhe përfaqësues të komunave: Vushtrri dhe Skenderaj.

veseli - varrimi i familjes galica veseli - varrimi i familjes galica1 veseli - varrimi i familjes galica2 veseli - varrimi i familjes galica3

 

 

 

Të ngjashme