Ekonomia Online
FUNDIT

Veseli shkruan për bisedimet, thotë se edhe Miroslav Lajçak është i rëndësishëm në proces

Veseli shkruan për bisedimet, thotë se edhe Miroslav Lajçak është i rëndësishëm në proces

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka përshëndetur iniciativën e SHBA-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Veseli ka shkruar në Twitter se institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë që marrëveshja finale garanton njohjen e pavarësisë dhe anëtarësimin e vendit në OKB. “E mirëpres iniciativën e Richard Grenell, për të vazhduar dialogun ndërmjet […]

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka përshëndetur iniciativën e SHBA-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Veseli ka shkruar në Twitter se institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë që marrëveshja finale garanton njohjen e pavarësisë dhe anëtarësimin e vendit në OKB.

“E mirëpres iniciativën e Richard Grenell, për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë një marrëveshje që garanton njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Roli i të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajçak në këtë proces është me rëndësi”, ka shkruar Veseli në Twitter.

Këto komente Veseli i ka bërë pak orë pasi të mërkurën gjatë ditës ka takuar të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

I welcome the initiative by @RichardGrenell to continue the dialogue b/w #Kosovo & #Serbia, at the @WhiteHouse. Kosovo’s institutions must ensure an agreement that guarantees recognition and membership in the #UN. EU’s @MiroslavLajcak's role in this process is also mportant.

— Kadri Veseli (@KadriVeseliKS) June 17, 2020

Të ngjashme