Veseli: Shqiptarët pa “znaçka” i bënë ballë burgut komunist në Prizren

Prizren | 10 Qer 2020 | 11:08 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ditës së mërkurës ka qëndruar në Prizren, me rastin e 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare. Fillimisht Veseli ka vizituar Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve në këtë qytet, raporton Ekonomia Online.

Ku aty pa nga afër qelitë ku kanë qëndruar ish të burgosurit shqiptarë. Veseli tha se vuajtjet e shqiptarëve kanë qenë të mëdha në këtë burg.

Sipas tij, shqiptarët pa “znaçka” i bënë ballë burgut komunist në Prizren.

“Kjo është ajo çka vlera e UÇK-së e ka mbyllur atë epokë që shqiptarët mund të flasin çka të duan brenda kornizave ligjore”.

“…jemi të lirë dhe nuk ka më robërues dhe në moshën e juaj shumica e të rinjve që kanë pasur mendim kombëtarë dhe flamurin kombëtarë, e kanë pasur zemrën e madhe, pa znaçkë”, tha Veseli.

Samir Hoxha, Drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren tregoi sesi do të duket burgu pas rinovimit.

Të ngjashme