Ekonomia Online
FUNDIT

Veseli siguron ambasadorët: Kosova shpejt do të formojë institucionet e reja

Veseli siguron ambasadorët: Kosova shpejt do të formojë institucionet e reja

Kryetari i Kuvendit në detyrë, Kadri Veseli, ka takuar ambasadorët e akredituar në Prishtinë ku ka diskutuar për procesin zgjedhor. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veseli ka thënë se ka siguruar ambasadorët se Kosova shpejt do të formojë institucionet e reja. “Në takime të ndara me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, diskutuam për […]

Kryetari i Kuvendit në detyrë, Kadri Veseli, ka takuar ambasadorët e akredituar në Prishtinë ku ka diskutuar për procesin zgjedhor.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veseli ka thënë se ka siguruar ambasadorët se Kosova shpejt do të formojë institucionet e reja.

“Në takime të ndara me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, diskutuam për procesin zgjedhor në Kosovë, i cili u vlerësua si sukses i Kosovës dhe demokracisë tonë. Ambasadorët i sigurova se shumë shpejt Kosova do të formojë institucionet e reja që do të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me aleatët tanë perëndimorë”.

“Kosova do të vazhdojë rrugën e integrimeve euro atlantike dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”, ka shkruar Veseli.

Image may contain: 3 people, people sitting, table, living room and indoorImage may contain: 3 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 3 people, people sitting, table, living room and indoorImage may contain: 1 person, sitting and indoorImage may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Të ngjashme