Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është shprehur i kënaqur pas vendimit të Qeverisë që stadiumi olimpik të ndërtohet në Drenas. Edhe pse iu ndërrua lokacioni ku ishte paraparë të ndërtohet, Veseli thotë se stadiumi njërën portë do ta ketë në Prishtinë e tjetrën në Drenas.
Njëri ndër përkrahësit e ndërtimit të stadiumit olimpik në Drenas, Kadri Veseli, ka thënë se caktimi i lokacionittë stadiumit kombëtar të Kosovës është një lajm i mirë.
“Pres që ndërtimi i tij të nisë sa më parë dhe personalisht do ta trajtoj me prioritet të lartë jetësimin e këtij projekti”, ka shkruar kryeparlamentari në Facebook.
Ai thotë se stadiumi, njërën portë do ta ketë në Prishtinë, e tjetrën në Drenas.
“E rëndësishme është që Përfaqësuesja e Kosovës të shënojë sa më shumë gola dhe fitore”, ka përfunduar Veseli.