Veseli: Studentët le të jenë të qetë, Universitetet Publike nuk do të mbyllen

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës, me të cilët ka diskutuar shqetësimet e tyre rreth zhvillimeve të fundit në procesin e akreditimit të programeve akademike, për çka u ka premtuar angazhim të Kuvendit dhe zgjidhje pa humbur kohë.

“Kuvendi i Kosovës nuk do të lejojë që të cenohet autonomia dhe vazhdimësia e universiteteve publike, as nga ndërhyrjet politike dhe as nga interesat e tjera të ndërlidhura me konkurrencën në arsimin e lartë në Kosovë. Kriter i vetëm i konkurrencës duhet të jetë gara për cilësi reale dhe profilizim universitar, në përputhje me nevojat e ekonomisë së tregut. I siguroj studentët e universiteteve publike se të drejtat e tyre do të mbrohen plotësisht! Ata duhet të vazhdojnë të qetë studimet e tyre. Universitetet publike nuk do të mbyllen. Ato vetëm do të zhvillohen edhe më shumë!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook, pas takimit me rektorët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme