Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, është takuar me mësimdhënësit.
Veseli tha se gjatë mandatit 4 vjeçar do të ndërtojnë rreth 300 çerdhe në të gjithë Kosovën. Ndërsa do të angazhohen që asnjë i ri kosovar të mos mbetet pa punë, raporton EkonomiaOnline.
“Kosova duhet të krijojë në mënyrë më të veçantë perspektiv të rinjve që të rrinë këtu dhe këta njerëz i përgatitin kush më mirë se profesorët. Projekt i PDK-së është edhe ndërtimi i çerdheve dhe të paktën 300 çerdhe në të gjithë Kosovën. Orientimi është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe kush mund ta bëjë këtë ma mirë pos jush. Si mund t’i përgatisim të rinjtë tonë në sektorin e teknologjisë. Ka dhjetëra mijëra kërkesa nga bota të cilat kërkojnë rininë tonë për në sektorin e teknologjisë. Nuk ka me mbet asnjë njeri pa punë dhe rinia do të jenë më të kënaqur sepse nuk do vë kërkojnë perspektiva në vendet e tjera po atë do ta gjejnë në Kosovë. Unë besoj shumë se nëse arrijmë ta fuqizojmë sistemin tonë arsimor do të kemi shumë sukses. Do të jem përkrah jush edhe për 4 vitet e ardhshme”, tha ai.
Enver Hoxhaj theksoi se rritja e numrit të mësimdhënësve dhe zvogëlimi i nxënësve në klasë do të jetë prioritet i kryeministrit Veseli.
“Të gjitha takimet që i ka pas kryeministri jonë, nuk ka pas asnjë takim më të veçantë se sa takimi me mësimdhënësit e Kosovës. Kjo ka të bëjë me të kaluarën dhe me rolin që kanë pas mësimdhënësit. Kam qenë ministër i Arsimit dhe e kam ditë që ju jeni në shërbim të fëmijëve të Kosovës. Partia Demokratike i ka rrit pagat dhe i ka siguruar tekstet shkollore nga klasa e parë e deri te klasa e nëntë. Kemi licensuar mësimdhënësit. Natyrisht që gjendja në arsim nuk është ajo çka pret kryeministri dhe qytetari dhe në këtë drejtim arsimi do të ketë prioriteti jonë gjatë mandatit tonë qeverisës. Së pari në të gjitha shkollat ta kemi mësimin tërëditor i cili fillon në mëngjes dhe përfundon pasdite. Rritja e numrit të mësimdhënësit dhe zvogëlimi i nxënësve në klasë do të ketë prioritet i kryeministrit Veseli. Mbi të gjitha përparësi do ti japim arsimit profesional”, tha ai.