Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qëndrore, ka takuar strukturat në Podujevë.
Kryetari Veseli ka folur për sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi gjatë kësaj periudhe, përfshirë situatën politike dhe atë me pandeminë.
Ai ka përgëzuar dhe mbështetur strukturat e Podujevës për punën e madhe që kanë bërë së fundmi për të nxitur reagimin qytetarë ndaj keqpërdorimeve.
Kryetari i Degës së Podujevës, Naim Fetahu, ka falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen e parezervë për këtë degë dhe është zotuar angazhimi për një qytet më të mirë do të vazhdoj pa u ndalur.