Ka përfunduar takimi i liderëve shtetëror me Ekipin Negociator, ku është diskutuar për dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.
Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se qëllimi i vetëm i Kosovës është që të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Sot ftova krerët institucional dhe krerët e delegacionit, Ahmeti me arsye nuk ishte prezent, debati ishte pozitiv dhe konstruktiv. Samiti ishte lajm i mirë, jemi të vetëdijshëm për procesin historik që po kalon Kosova drejt Organizatës të Kombeve të Bashkuara, ne kemi një mandat para qytetarëve, shtetit tonë integritetin dhe sovranitet dhe e kemi Kushtetutën dhe vendimmarrjen qe e kemi në Kuvend. Ju inkurajojmë dhe falënderojmë BE-në për fillimin e involvimit serioz në këtë proces historik në mënyrë të veçantë ishte qëndrim i përbashkët i yni një nga shtetet me dmth mike për Kosovën dhe rolin më të fuqishëm global ShBA me këtë rast falënderojmë presidentin Trump, për iniciativat që ka pasur deri më tani”, tha Veseli.
“…Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kështu do jetë për jetë, nuk do flitet asnjëherë për shtetin dhe sovranitetin tonë, ne po flasim për obligimet që duhet marr Kosova si shtet ndaj qyteteve e fqinjëve, për ne me rëndësi është ky proces do marrim pjesë në procese tillë kudo që ftohemi, qëllimi ynë është vetëm ne Kosova në OKB me sovranitet dhe integritet të pacenuar”.
Veseli tha se Kosova nuk do i nënshtrohet asnjëherë askujt dhe do të pranojnë çdo takim që thirren liderët tanë.
“Objektivi ynë parësor është se ne shkojmë në këto proceseve vetëm që Kosova të jetë pjesë e OKB-së, taksa është minore, është bë bajat. Taksa ka qenë vendimi më dinjitoz i shtetit tonë ndaj Serbisë, pse po e bëni të madhe. Taksa është dashur të konsumohet në raport vetëm më Serbinë, kur e kam propozuar taksën 100 ka qenë përgjigje e drejtpërdrejt e Serbisë e jo SHBA, Francës e Gjermanisë. Kurrë nuk do të ketë nënshtrim ndaj Vuçiqit dhe Serbisë, do të shkojmë gradualisht”, nuk kemi ndërmend me marr vendim, nuk do i nënshtrohemi asnjëherë askujt e marrim vendimin dhe si na”, raporton EO.
Ai shtoi se Kosova ka plotësuar gjitha kushtet dhe më shumë se secili vend i rajonit.
“Taksa ka qenë vendimi më dinjitoz i vendit tonë, kurrë nuk do ketë nënshtrim para Vuçiqit dhe Serbisë”, tha ai.