Veseli: Taksa nuk e lëkund partneritetin me ShBA-në, i bëri mirë Serbisë

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 10:21 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se taksa prej 100% e vendosur ndaj produkteve të Serbisë, nuk e lëkund partneritetin me ShBA-në, raporton Ekonomia Online.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shtoi se nuk do të lejohet që të dëmtohet partneriteti mes dy shteteve.

Sipas tij, letra e presidentit Donald Trump, nuk ka specifikuar heqjen e taksës, por me intensifikim e dialogut Kosovë-Serbi.

“Taksa 100% i ka bërë mirë Serbisë për vet faktin se Serbia për një kohë të gjatë ka qenë agresive. Çdo veprim i ynë nuk është i drejtuar asnjë komuniteti, gjithë jetën time politike ka vetëm një partner është ShBA edhe nuk do ta lejojmë që të dëmtohet ky partneritet”.

“Letra e Trump dhe mesazhet janë mesazh për ne. Ka një kërkesë që t’i jepet perspektiv Kosovës në procesin e dialogut dhe nuk ka kërkese për heqje të taksës. Shqetësimet e ShBA janë edhe tonat”.

Veseli shprehet i bindur ky do të jetë vit i mbarë për punën e Kuvendit.

“Do ta kemi një seancë parlamentare me datën 30 dhe 31 ku do të jenë pika të rëndësishme siç është buxheti, ligji për paga, për statutin e Trepçës, po ecim mirë. Viti 2019 do të jetë vit i suksesshëm i Kosovës”.

Shefat e Grupeve Parlamentare janë mbledhur mëngjesin e sotëm në mbledhjen e parë për këtë vit, ku morën vendim që seanca e të ketë 30 dhe 31 janar, ku në rend dite janë 64 pika.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2343790665849187/

Të ngjashme