Veseli: Të rinjtë e Kosovës më të izoluarit në Evropë, BE-ja tu jap mundësi me liberalizim

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 10:48 | Nga Medina Mehmeti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se rinia e Kosovës, është më e izoluara në Evropë, prandaj ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE), që tu jap mundësi që të lëvizin lirshëm në zonën Shcengen, raporton Ekonomia Online.

Veseli gjatë promovimit të Programit Nacional për Rininë, shtoi se rinisë duhet t’i jepet mundësi që të komunikojë e t’i shoh vendet perëndimore.

“Është rinia më e izoluar në BE, po presim si do të reflektojë BE ndaj këtij thesari a do ta konsideroj ende krenari që do të jetë e izoluar edhe pas 10 viteve apo do t’i japë mundësi komunikimi t’i shoh vendet perëndimore të zhvilluara sepse është rini perëndimore evropiane”.

Kreu i legjislativit rininë po e cilëson si potencial të jashtëzakonshëm, prandaj edhe ka kërkuar më shumë punë dhe përkushtim nga të gjithë, sidomos përgatitjen e tyre për tregun e punës, raporton EO.

“Duhet të bëjmë më shumë për përgatitjen e rinisë për tregun e punës kjo është ajo çka nuk kemi mund të arritëm me sukses deri më tash. Qeveria Haradinaj ka filluar hapat e parë që janë shumë shpresëdhënës që të rinjtë t’i zhvillojnë aftësitë e tyre”.

“Të rinjtë tanë për një kohë shumë të shkurtër ka arritur suksese të cilat vendet që janë të pavarura e sovrane nuk kanë pasur suksese të tillë. D.m.th kemi një potencial të jashtëzakonshëm. Rinia duhet të jetë më durueshme për sidat që po ballafaqohet. Duhet të jenë krenarë për të arriturat që i kemi deri tash”.

“Më pëlqen entuziazmi dhe angazhimi që keni bërë për një kohë të shkurt të na ofroni një projekt impozant për vete faktin që ka të bëjë me aspektin themelor që jemi krenarë që e kemi, rinia jonë. Rinia është duke u ballafaquar me sfida të ndryshme, qoftë me integrimin dhe tregun e punës. Besojmë se vitin e ardhshëm dhe vitet tjera këto programe do të jenë edhe më të avancuara”.

Kryetari i komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq, ka kërkuar mbështetje për komunitetin turk, edhe për komunë që udhëheq.

“Komuniteti dhe rinia turke e Kosovës ka nevojë për më shumë mbështetje të institucioneve. Komuna e Mamushës ende nuk e ka një qendër kulturore, bibliotekë, qendër sportive. Prandaj kërkoj mbështetje më shumë për komunitetin turk për me arrit suksese pak më shumë. Prandaj, nr jemi krenarë qe jemi kosovarë. Krejt jemi bashkë tu jetuar”.

Të ngjashme