Veseli telegram ngushëllimi për vdekjen e babait të heroit Nuhi Berisha

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 12:42 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Berisha, për vdekjen e Rexhep Berishës – babait të heroit Nuhi Berisha i cili ishte vrarë bashkë me Rexhep Malën në klagjen Kodra e Trimave në Prishtinë më 1984.

“Sot ka ndërruar jetë babai i heroit tonë, Nuhi Berisha, baca Rexhep, një njeri i urtë dhe shumë miqësor. Edhe pse në moshë të shtyrë, baca Rexhë ishte shumë aktiv dhe merrte pjesë në çdo akademi përkujtimore, ndërsa të gjithë e kujtojmë si burrë të urtë që ofronte njerëzit dhe u jepte motiv për të punuar sa më shumë për vendin tonë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit që Kryeparlamentari Veseli i ka dërguar familjes Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme